Hiqet si vajza e tij e mitur dhe takon 29-vjeçarin që e ngacmonte, i jep mësimin që s’do ta harrojë kurrë


Një baba ka rënë dakord për tu takuar me djalin që bisedoi me vajzën e tij dhe që i dërgoi fotografi të turpshme.

Një 29-vjeçar argjentinas abuzoi seksualisht me një vajzë 11-vjeçare përmes mesazheve në platformën Whatsapp dhe u përpoq ta bindte të gënjente në familjen e saj, në mënyrë që të mund të takoheshin në Buenos Aires.

Vajza megjithatë vendosi t’i tregonte gjithçka babait të saj, i cili, që nga ai çast, pretendonte të ishte vajza dhe arriti të binte dakord me djalin për t’u takuar. Kur u takuan në rrugë ai i dha atij një mësim të mirë, sipas asaj që babai i revoltuar u tha gazetave dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

“Thuaji prindërve se po shkon të takosh një shoqe”, i shkroi djali fëmijës, duke mos ditur se mesazhin ishte duke e lexuar babai i tij, Walter Rodriguez. Pak kohë më parë, ai kishte dërguar fotografi me përmbajtje të papërshtatshme për një fëmijë dhe i kishte kërkuar asaj që t’i dërgonte fotografi në vetëm të brendshme. Kur vajza i shkroi: “Unë jam e virgjër”, ai u përgjigj: “Sa e bukur!”.

“Në fillim më la takim në shtëpinë e tij dhe sigurisht i thashë se në rregull, sepse do ta vrisja. Ai sapo të kishte hapur derën, unë do ta kisha vrarë”, tha Rodriguez për kanalin TN.

Sidoqoftë, djali në fund vendosi të ndryshojë vendin e takimit dhe të takohet në rrugë. Sapo babai i fëmijës e njohu atë, ai filloi ta qëllonte në fytyrë dhe trup, pastaj thirri policinë.

Madje i ati i vajzës e fotografoi atë me fytyrën e gjakosur dhe i publikoi imazhet në profilin e tij në Facebook. “Ky djalë i ……. është një përndjekës. Ai i dërgoi mesazhe vajzës time 11-vjeçare”, shkroi Walter në Facebook.

Përveç kësaj, ai gjithashtu botoi screenshots-et e chat-it.

Tani, të dy do të duhet t’i përgjigjen drejtësisë. Rodríguez akuzohet për lëndime dhe djali për krimet kibernetike dhe për ngacmime seksuale me të mitur.

“I tregova policisë gjithçka, i thashë se si shkoi dhe i tregova screenshotet e bisedës së bashku me fotot që i dërgoi fëmijës tim. Nuk e kuptoj pse është ende i lirë, një person nuk meriton të jetë i lirë “, thotë babai i vajzës.

Çfarë mendoni ju? Lini një koment dhe mos harroni të ndani historinë e këtij babai me miqtë tuaj.