Dalin fotot, zbulohet çfarë ka bërë Aida Shtino këto 3 vite që u zhduk


Pas 3 vitesh mungese në ekran, gazetarja dhe moderatorja e njohur Aida Shtino pak ditë më parë u rikthye duke dhënë intervistën e parë pas kaq shumë kohësh për një televizion shqiptar.

Duke folur për “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” rrëfeu detaje mbi jetën personale dhe punën.
Shtino tha se kjo periudhë shkëputje 3-vjeçare “ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”.

Por çfarë ka bërë këto vite Shtino?

Po të hedhësh një vështrim në Instagramin e saj, vihet re se gazetarja ka bërë pikërisht atë që shprehu në intervistë. Ka kaluar kohë me miq, familjarë dhe njerëz që e kanë ndihmuar të marrë vendimet e duhura.

Publiku mezi pret ta rishikojë në ekran dhe në urojmë që kjo të ndodhë sa më parë!

Këtu janë disa imazhe të Shtinos gjatë viteve të fundit që ajo i ka munguar ekranit dhe publikut.