Lypësi i del para policit, nuk kërkon as para, as ushqim. Ajo që ndodhi i preku të gjithë


Nju Jorku është një nga qytetet më të mëdha në botë. Një vend ku miliona njerëz nxitojnë dhe luftojnë me kohën: Ka takime që duhet të përmbushen, zotimet për t’u kryer dhe transporti publik që shpesh duhet kapur sa hap e mbyll sytë.

Një vend ku të gjithë janë të humbur në punët e tyre dhe njerëzit rrezikojnë të humbasin atë që i dallon ato nga gjallesat e tjera: Humanizmin. Jo në kuptimin më të ngushtë të etimologjisë së fjalës, por si një koncept që përmban ndjenja fisnike, duke përfshirë edhe solidaritetin.

Për shembull, ngrohtësia e një shtëpie është diçka që “të pastrehët” nuk e njohin. Ata duhet të luftojnë jo vetëm kundër të ftohtit, por edhe me urinë dhe shpesh ata as që kanë mundësi të bëjnë një dush të nxehtë.

Dhe pikërisht kjo ishte nevoja që Bobby kishte, një nga shumë njerëz të varfër në Big Apple që përpiqen çdo ditë për të jetuar sa më mirë që mundet.

Polici që ishte protagonist i kësaj historie, Aaron Page, nuk i besoi veshëve kur e gjeti veten para një lypësi, i cili nuk kërkoi para ose ushqim, por të ishte në gjendje të lante e të priste flokët.

Aaroni, thellësisht i prekur nga kushtet në të cilat njeriu ishte, vendosi ta merrte me vete në stacionin e policisë. Atje, me ndihmën e kolegëve të tij, ai lejoi që njeriu të bëhej protagonist i një metamorfoze autentike.

Në një kohë të shkurtër, ai u qeth nga agjentët siç duhet, e më pas ata e lejuan të bëjë një dush dhe i sollën disa rroba të pastra.

Një gjest i solidaritetit që buroi nga thellësia e shpirtit të policit, i cili me siguri nuk përfshihej në detyrat e atyre që duhet të merren me mbrojtjen e rendit publik.

Një shembull që, megjithatë, duhet të ndahet dhe shpërndahet për të siguruar që këto vëmendje ndaj atyre që janë më të pafat nga ne, mund të gëzojnë solidaritetin tonë. Veçanërisht në qytete ku, nganjëherë, është e vështirë të shqetësohesh edhe për anëtarët e familjes tënde.

Më poshtë është videoja përmes së cilës ndodhi metamorfoza e Bobby-t: